TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e dy ish-deputetëve Arben Ndoka dhe Arben Çuko për veçimin e çështjes. Ndoka dhe Çuko kërkuan të gjykohen veças nga personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Vol-vo 4”.
“Ne nuk kemi lidhje me grupin e të arrestuarve, ndaj kërkojmë të gjykohemi veç”, kanë thënë ata.
Trupi gjykues u tërhoq për të vendosur mbi veçimin ose jo të çështjes çka ka solli edhe ndërprerjen e seancës, por me rinisjen e saj gjyqtarja bëri të njohur edhe vendimin për rrëzimin e kërkesës.
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka pasur sot masa të rrepta sigurie për daljen në gjyq për rivlerësimin e masës së arrestit ndaj të gjithë personave të arrestuar nga operacionet e ditëve të fundit, që nga Hasi deri tek ai në Sarandë.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për 34 persona që do të dalin në gjykatën e Krimeve të Rënda me akuza të ndryshme.
E pikërisht nisur nga numri i madh i perosnave, Policia e Shtetit ka rrethuar Gjykatën në masa të forta sigurie.
Të arrestuar:
1. Hajri Seferi
2. Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)
3. Shkwlqim Avdyli
4. Astrit Avdyli (alias Sulejmani)
5. Saimir Gjepali
6. Altin Avdyli
7. Jasin Avdyli
8. Fatos Llaftiu
9. Denis Llaftiu
10. Esat Mehmeti
11. Saimir Sulejmani
12. Elis Guri
13. Ilirjan Prifti
14. Petro Kuci (alias Abedin Kuci )
15. Bledar Koci
16. Ardit Gjyriqi
17. Elton Shehaj
18. Armand Spiro
19. Arben Cuko
20. Artur Balla
21. Arben Ndoka
22. Gjevi Ndoka (alias Xhevair)
23. Bledi Ndokaj
24. Lule Zeneli
25. Luigj Paloka
26. Kol Lleshi
27. Vlash Gazulli
28. Zef Ndoka
29. Mimoza Ndoka
30. Paulin Simoni
31. Vasil Nika
32. Genc Zeneli
33. Marjeta Perskura
34. Zef Lazri