Partizani i volejbollit të femrave, ka dominuar dhe fituar titullin kampion për herë të dytë radhazi, kësaj radhe duke mposhtur në finalen e madhe Tiranën. Vajzat e kuqe të drejtuara nga Roland Tarja, udhëhiqnin serinën 2-0 dhe luanin në “Farie Hoti” sfidën e tretë të finaleve, ku fituan sërish, kësaj radhe duke triumfuar 3-2 dhe duke merituar çmimin e madh.

Ka qenë një sezon i mrekullueshëm ky për volejbollin e Partizanit, me meshkujt dhe femrat, të dyja skuadrat në finale dhe me femrat që sapo janë kurorëzuar kampione, ndërsa meshkujt kanë fituar finalen e parë ndaj Vllaznisë.

Sfida e sotme ka qenë e luftuar dhe Tirana ka kërkuar me çdo kusht të rikthehej në lojë, teksa ndryshe nga dy sfidat e para, është dashur dhe seti final, pasi ndeshja shkoi në 2-2. Por në setin final, skuadra e Tares nuk ka zhgënjyer, duke krijuar një shkëputje të madhe në 13-7 dhe pa vënë në diskutim fitoren finale 15-8, të udhëhequra nga Xheko, Tuci, turkja Bajramoglu dhe kubanezja Kasalis, lojtarja më e mirë e ekipit të kuq.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb