Partizani kampion i Shqipërisë në volejboll për femra luante ndeshjen e kthimit në Bosjnje kundër Jedinstvo Bërçkos në kuadër të turit të dytë të Champions League, dhe nuk ka zhgënjyer, duke fituar dhe përballjen e dytë, kësaj radhe me rezultatin 3-2. Vajzat e kuqe shkonin të qeta në Bërçko, falë suksesit 3-1 në takimin e parë në “Feti Borova”, por pavarësisht kësaj, nuk kanë rrezikuar, duke garantuar kualifikimin ende pa u mbyllur ndeshja.


Setin e parë e fiton Partizani me shifrat 25-21, ndërsa Jedinstvo Bërçko triumfon të dytin me rezultatin 25-19. Partizani nuk i lë asgë rastësisë, dhe nën udhëheqjen e turkes Basa, amerikas Mans dhe sllokaves Hudoçova, nënshtron boshnjaket në setin e tretë me rezultatin 25-18 duke mbyllur çështjen e kualifikimit. Në setin e katërt, trajneri Sançak fut të gjithë lojtaret e stolit dhe në këtë fraksion triumfojnë vendaset me shifrat 25-21. Duhet seti i fundit për të përcaktuar fituesen e takimit, por tashmë te kampionet e vendit kanë zbritur “peshat e rënda”, që pas kualifikimit, fusin në kasafortë dhe fitoren e ndeshjes, duke triumfuar në këtë set 15-13.


Tashmë, përballë vajzave të Partizanit do të jetë kampionia e Hungarisë, Vashash Budapest.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb