SHKODËR

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në një komunikim me gazetarët nga qyteti i Shkodrës, deklaroi se mbetet e vendosur për të liruar ambientet e KZAZ.

Voltana u shpreh se KZAZ do të mbrohet deri në fund, duke kërkuar nga policia që të veprojë sipas ligjit.

“Pallati i Sportit është tentuar të uzurpohet edhe mëngjesin e sotëm nga militantët e Ramës, do të marrë përgjigjen e duhur. Të mbështetur nga policia e shtetit, sot në mëngjes persona të paidentifikuar kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit por nuk ja kanë dalë pas ndërhyrjes së policisë bashkiake. Për këtë cenim të rëndë të autonomisë vendore nga qeveria e Edi Ramës, kam vënë në dijeni institucionet dhe organizmat ndërkombëtare, për të cilat qeverisja e qyteteve është e shenjtë”, tha Ademi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb