Një lajm i mirë vjen për të gjithë sportdashësit e Vllaznisë të cilët vitet e fundit e kanë parë skuadrën e tyre të zemrës të luftojë për objektiva që nuk janë në genin e skuadrës.

Gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak Shkodër, kryetarja Volatana Ademi e cila njëkohësisht është edhe personi përgjegjës për çfarëdo ndodh në klub, ka bërë të ditur se nga muaji prill do të nisë shitja e aksioneve të Vllaznisë.

Për momentin është vetëm një person i interesuar për të blerë klubin, të paktën publikisht. Ai është ish-presidenti Valter Fushaj.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb