TIRANE-Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamje të urës së lumit Buna në Shkodër, të rikonstruktuar. Përmes një video në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë thotë se investimet janë fokusuar tek ura e Bunës, punimet për Unazën e re të Vaut të Dejës, si edhe të rrugës së re turistike Shkodër-Velipojë.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me këto pamje nga Ura e rikonstruktuar e Bunës në Shkodër dhe të punimeve për Unazën e re të Vaut të Dejës si edhe të rrugës së re turistike Shkodër-Velipojë, ju uroj një ditë të mbarë ?

Kujtojmë se një ditë më parë kryebashkiakja e Shkodrës i kërkoi kryeministrit Rama që të marrë masa për situatën ekonomike në të cilën ndodhen banorët e Postribës. Teksa publikoi disa foto që tregonin mjerimin e familjeve të Postribës, Voltana Ademi i apeloi kreut të Qeverisë që të vërë në dispozicion të tyre skemat e ndihmës ekonomike.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb