SHKODËR-Nuk kanë qenë të pakta rastet kur kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ në distancë por edhe në prani të saj, kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi.

Kështu pas deklaratave të Ramës se bashkia e Shkodrës ishte jo bashkëpunuese dhe fare korrekte, vjen përgjigja e Ademit. Kjo e fundit theksoi se akuzat e Ramës janë mashtrim i radhës nga ai.

“Koordinatorja e Platformës për bashkëqeverisje na ka dërguar e-mail falënderimi për bashkëpunimin tonë. Akuzat e Ramës mashtrim i radhës”, tha e para e qytetit të Shkodrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb