SHKODER-Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka inspektuar ditën e sotme zonën e përmbytur në Obot të Njësisë Administrative Aana e Malit. E vetmja mundësi për të parë nga afër situatën e rëndë dhe për të takuar banorët totalisht të izoluar, ishte lundrimi me varkat e ushtrisë.
Mijëra hektarë tokë të mbuluara nga uji, të gjitha kulturat bujqësore të dëmtuara nga qëndrimi i ujit prej më shumë se dy javësh dhe çfarë është me e rëndësishmja: banorë që uji jo vetëm u ka bllokuar jetën e tyre, por u ka hyrë edhe në shtëpi.

Ademi ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me banorë të Obotit, të cilët kërkojnë vëmendje nga strukturat qeveritare. Ata shprehen të shqetësuar nga heshtja e qeverisë ndaj kërkesës së bërë nga Bashkia e Shkodrës për shpalljen e gjendjes së emergjencës në zonat e përmbytura.

Kryetarja e Bashkisë i ka siguruar se do të vijojë të kërkojë, me të gjitha instrumentet e mundshëm ligjor e demokratikë, shpalljen e gjendjes së emergjencës. Ademi ka paralajmëruar edhe padi në prokurori për shpërdorim detyre si për keqmanaxhim të kaskadës së Drinit por edhe për mosshpalljen e gjendjes së emergjencës nga strukturat përgjegjëse shtetërore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: