SHKODËR- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka publikuar sot një letër të hapur ndaj kryeministrit Edi Rama, me të cilin pati edhe një takim. Në këtë letër, Ademi thotë se Shkodra është diskriminuar dhe nuk ka investime. Kryebashkiakja paraqet gjendjen e kësaj bashkie dhe problematikën e përmbytjeve, duke theksuar se nuk është realizuar dëmshpërblimi i të përmbyturve dhe se Shkodra ka marrë vetëm 2% të fondit për ujitje. Ademi shton se nuk ka patur investime të mirëfillta për shmangien e përmbytjeve.


Ndërkaq ajo kërkon të mos cenohen interesat e qytetarëve, duke evidentuar korrupsionin e lartë në Hipotekë, arsim e shëndetësi.


[embeddoc url=”http://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/03/Per-Mediat-7.3.2016.pdf”]


(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: