Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi përgënjeshtron lajmin e djegies së shkollës “Shejnaze Juka”. Në një lidhje direkte në emisionin “Open”, zonja Ademi tha se nuk është djegur shkolla, siç është raportuar por disa kartonë.

“Janë djegur vetëm kartonat e vendvotimeve- tha kryetarja e bashkisë së Shkodrës. Materialet zgjedhore janë në mënyrë të paligjshme në mjediset e shkollës, që administrohen nga Bashkia e Shkodrës. Bashkia ka kërkuar zyrtarisht prej tre ditësh që godinat ku janë vendosur KZAZ-të dhe janë në pronësi të saj, duhet të lirohen”, deklaroi ajo.

Ademi tha se kjo është një kërkesë kushtetuese, në mbrojtje të Kushtetutës dhe në zbatim të dekretit të Presidentit, që ka shfuqizuar datën 30 qershor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb