TIRANE- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama, për mungesë të investimeve për Urën e Bunës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Voltana thotë se kryeministri bën autogol sa herë flet për Shkodrën.

Teksa poston një kërkesë të Bashkisë Shkodër drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Voltana Ademi thotë se Ura e Bunës është në varësi të kësaj ministrie. Përmes kësaj shkrese, Bashkia e Shkodrës kërkonte të ndërhyhej për të normalizuar gjendjen e urës.

“Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundershtar politik.
Edhe një grusht njerzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatrroni Shkodrën, sepse nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! Por ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë.

Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi derguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto!

Nese ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatrro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje! Faleminderit qe ekziston edi rama!”, shkruan Voltana Ademi.
17834048_1889130751334643_6353181134620676917_o

Kryeministri Rama teksa udhëtonte drejt Shkodrës mëngjesin e sotëm për një takim me ata që votojnë për herë të parë ngriti shqetësimin për gjendjen e rrënuar të Urës së Bunës. Ai akuzoi kryetaren e Bashkisë së Shkodrës për mungesë investimi.

Jam rrugës për Shkodër, kemi takim me votuesit për herë të parë.
Shkodrën e kam dashuri të vjetër sa jeta e kujtimi i gjyshes sime dhe dhimbje, sepse s’po mundemi dot të bëjmë sa meriton.
Kjo është Ura e Bunës dhe i lutem çdo shkodrani që e sheh, t’ia çojë këtë pamje të trishtueshme kryebashkiakes dhe t’i thotë se nuk duhen lekë, po mjaftojnë sytë e dashurisë për Shkodrën, për ta riparuar brenda muajit! Veç mos i thoni që ju thashë unë, se e shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t’i urrejë socialistët✌#VajmedetpërShkodrën”, shkruante Rama.
983898_10154634406391523_7487319986813228584_n

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb