Sot është 80-vjetori i një kapitulli të errët të historisë europiane, shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore në Poloni, shkaktuar nga Gjermania naziste, shkruan në Twitter presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

”Duhet të kujtojmë së bashku, t’i mësojmë leksionet tona individualisht dhe të reagojmë së bashku për të ardhmen. Për paqen. Për dinjitetin. Për njerëzimin. Kjo është detyra jonë. Përgjithmonë”, përfundon Von der Leyen, me rastin e 80-vjetorit të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore në Poloni.

Polonia përkujton sot 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore që startoi me sulmin e forcave ajrore gjermame, Luftwaffe, kundër qytetit të Vilunit dhe bombardimin e Gadishullit të Westerplattes nga anija gjermane ”Schleswig-Holstein”.

Ceremonitë do të zhvillohen në Vilun, në gadishullin e sipërcituar, në Gdansk dhe Varshavë.

Sipas historianëve, asnjë ushtar polak nuk ishte dislokuar në Vilun kur Luftwaffe sulmoi.

Polonia ka humbur gjashtë milionë persona gjatë Luftës së Dytë Botërore.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb