Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka publikuar një status në platformën X ku shprehet se me anë të një telefonata ka uruar republikanin Donald Trump për fitoren si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo shprehet se në bisedën telefonike ka biseduar me presidentin e zgjedhur edhe për mbrojtjen e Ukrainës, ndërsa shtoi se do të punojnë së bashku për të nxitur prosperitetin dhe stabilitetin në të dy anët e Atlantikut.
“Telefonatë e shkëlqyer me DonaldTrump sot për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje. Mezi presim të forcojmë lidhjet BE-SHBA dhe të punojmë së bashku për të adresuar sfidat gjeopolitike.
Ne diskutuam mbrojtjen dhe Ukrainën, tregtinë dhe energjinë. Së bashku, ne mund të nxisim prosperitetin dhe stabilitetin në të dy anët e Atlantikut”,-shkruan në X der Leyen.