TIRANE- Deputetja e LSI, Nora Malaj thotë se mos marrja e pagës nga rreth 15 mijë pedagogë të Universiteteve publike është një dështim i paralajmëruar dhe tashmë asnjë ndjesë nuk mund të justifikojë këtë situatë. Përmes një statusi në Facebook, Nora Malaj ironizon edhe shprehjen e kryeministrit Edi Rama kur thotë se mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore, do të vërtetojnë thënien: ‘S’keni parë gjë akoma’.

Statusi i plotë:

Për t’i thirrur kujtesës , ligji i Arsimit të Lartë që ka hyrë në fuqi për rreth 3-vite , më 22.07.2015 është botuar në fletoren Zyrtare. Brenda 6- muajve duhet që VKM të ishin hartuar dhe të fillonte zbatimi u tyre , duke lejuar që ligji të zbatohej. Kjo që po ndodh sot është një dështim i paralajmëruar dhe tashmë asnjë ndjesë nuk mund të justifikojë këtë situatë. Mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore , do të vërtetojnë thënien: “Skeni parë gjë akoma!”Një këshillë për të gjithë ata që duan të justifikojnë këtë situatë absurdi . Më mirë heshtni , sase justifikoheni !!!Heshtja në këtë rast , do të thoshte populli , është kapak floriri , për të gjithë ata që hartuan një ligj të pazbatueshëm dhe që i vënë 15 mijë pedagogët në këtë situatë!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: