GJERMANI- Vonohen 5 fluturime në aeroportin Këln-Bon të Gjermanisë. Mediat lokale raportojnë se shkak për vonesën është bërë kalimi i një personi pa u kontrolluar.

Për këtë arsye të gjithë avionët janë kthyer në terminale si një masë paraprake sigurie.

Sipas Focus Online, policia gjermane thonë se është duke kërkuar për personin që arriti të kalojë nëpër një derë në zonën e sigurisë në Terminalin 1, rreth orës 11:00 me atë lokale.

Mësohet se po kontrollohet i gjithë terminali, për ndonjë eksploziv të mundshëm. Sakaq udhëtarët janë detyruar të kalojnë përsëri në zonën e kontrollit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: