Florian Hackaj nga Diaspora për Shqipërinë e lirë, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 foli për votën e diasporës. Hackaj tha se vota e diasporës ligjërisht ende nuk është realitet në mënyrë të plotë. Ai tha se shumica e emigrantëve do të votojnë përtej militantizmit.

“Më 11 janar hapet regjistrimi për diasporën. Pa u bërë vota e diasporës, Rama tha në Greqi se ne po e bëjmë votën e diasporës. Të gjithë duan të marrin meritën se kanë bërë të mundur që emigrantët të votojnë. Shqetësimi im është se vota e diasporës ende nuk është plotësisht realitet. Ne gjykojmë se shumica e diasporës shkon përtej militantizmit. Nëse diaspora e lë militantizmin mënjanë, do votojë ndryshimin. Kemi parë eksod të frikshëm të shqiptarëve gjatë viteve të fundit. Unë do isha për votim të detyruar, unë jam që të jetë vota me detyrim, që të mund të sjellë ndryshiin. Sistemi i votimit nga diaspora është i sigurt, por gjithmonë duhet të jemi në alert. Numërimi i votave duhet të mos bëhet vetëm nga përfaqësues të partive të mëdha. Unë do të vijoj të drejtoj një lëvizje emancipuese”, tha Hackaj.

Florian Hackaj u shpreh se kryeministri ka bërë fushatë në Nju Jork a qytete të tjera të botës, duke marrë me vete njerëz nga Shqipëria. Sipas tij, diaspora do të votojë me dorë në zemër dhe me mend në kokë.

“Kryeministri është detyruar që të dërgojë njerëz në qytete të ndryshme të Europës a botës ku shkon, pasi unë besoj se diaspora voton me mend në kokë. Diaspora duhet të votojë ndryshe. Njerëzit që jetojnë në diasporë duhet të vrasin frikën dhe duhet të mendojnë se kush mund të qeverisë më mirë”, u shpreh ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb