Pedagogia e Universitetit “Luarasi,” Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin “Log.,” ka komentuar rëndësinë dhe sfidat e votës së diasporës në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Gjylit, përfshirja e diasporës në procesin zgjedhor përbën një moment historik për Shqipërinë, që lidhet ngushtë me aspiratat e vendit për integrim në Bashkimin Evropian.

“Vota e diasporës është një moment historik për Shqipërinë. Duhet ta shohim dhe në kontekstin e të qenit vend kandidat për anëtarësimin në BE,” tha ajo.

Megjithatë, Gjyli nënvizoi se ka shumë pikëpyetje rreth këtij procesi, duke theksuar se rezultati i votës së diasporës është aktualisht i paparashikueshëm.

“Një qasje interesante e diasporës në votë është se ajo nuk duket shumë ndryshe nga orientimi i shqiptarëve brenda vendit,” shtoi ajo, duke sugjeruar se lidhjet dhe ndikimet mes grupeve votuese mbeten të ngushta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb