Që më datë 11 janar, në platformën PER ka nisur regjistrimi i shqiptarëve në diasporë, të cilët do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Partia Socialiste, por edhe Partia Demokratike kanë intensifikuar punën për të siguruar mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Edhe kreu i PD ka kërkuar më tepër punë nga strukturat e Partisë Demokratike për votën e diasporës. Gazetari Osman Stafa dha detajet.

Osman Stafa: Çështja e votës së diasporës është diskutuar edhe në PD. Berisha ka kërkuar që të intensifikohet puna me diasporën.

Ka qytetarë që jetojnë jashtë dhe duan të votojnë dhe kanë thënë se kanë vështirësi që të regjistrohen në platformën “PER”. I ngelet diasporës që i ngelet për të zgjedhur se kush do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: