Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politikë. Në mbledhje do të flitet për rëndësinë e votës së diasporës.

Deri tani janë mbi 8000 aplikime për të votuar nga diaspora. Gazetari Ergys Gjencaj dha detaje për News24 në lidhje me këtë takim.

Ergys Gjencaj: Kryeministri Rama nuk është në selinë e PS. Në seli është drejtuesja politike për Tiranën Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku. Drejtuesit e tjerë janë të mbledhur online. Më 11 janar është hapur zyrtarisht platforma online, ku qytetarët shqiptarë në diasporë mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Disa politikanë nga PS kanë qenë fizikisht në Greqi e në Itali. Në këtë mbledhje po jepen detyra, për të forcuar angazhimin për votën e diasporës. Deri tani janë mbi 8000 aplikime për të votuar nga diaspora. Këto mbledhje pritet që të jenë të shpeshta, pasi PS i jep rëndësi diasporës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: