Deputeti demokrat Lefter Gështenja u shpreh se pensionistët dhe vota e diasporës janë dy kategoritë që po e shqetësojnë Kryeministrin Edi Rama.
Në “Opinion” në News24, Gështenja tha se mazhoranca ka në rënie votat e saj dhe dy target grupet ku do të tentojë të marrë votat janë pensionistët dhe diaspora.
“Mazhoranca po përdor administratën si pastronazhistët me qëllim të të marrë votat e Diasporës. Kreu demokrat Sali Berisha që nga momenti që dol inga arresti i shtëpisë ka nisur takimet me pensionistët, ndërkohë që PD ka ngritur ekipin e saj të kryesuar nga Jozefina Topalli, lidhur me votën e Diasporës”, tha Gështenja.
Analisti Agim Baçi tha se Diaspora mund të përmbysë çdo mazhorancë që mund të krijojë vota Brenda vendit. “Janë rreth 1.5 mln vota, janë breza të ndryshëm. Mendoj se ajo që do të vendosë është qasja që do të bëhet në muajt e fundit nga z. Berisha, jo vetëm me Diasporën, por edhe me situatën e brendshme”, tha Baçi.
Gështenja theksoi se ajo që duhet parë është se si do të ruhet fshehtësia e votës për Diasporën.