Në emisionin Open në News 24 u diskutua për votën e diasporës.

Kryetari i Nisma Thurje Endrit Shabani deklaroi se shqiptarët që jetojnë jashtë do të votojnë ndryshimin.

Ndërsa, kreu i Mundësia Agron Shehaj u shpreh se partia që ai drejton do të bëjë punën e saj për të fituar sa më shumë vota nga diaspora.

Endrit Shabani: Shqiptarët jetojnë në vende perëndimore dhe nuk gjejnë një bashkëkohës të Ramës atje. Shqiptarët në diasporë do të priren të votojnë ndryshimin. Një pjesë e tyre kanë emigruar të detyruar. Të gjithë europianët emigrojnë, por me këtë detyrim, që të kesh me inat e të ikësh nga shtëpia jote, nuk ndodh kërrkund në Europë. Të përdorësh administratën, siç bën mazhoranca është vepër penale dhe e padrejtë. Por nuk do ia dalë sepse nuk shkon dot me grupe kriminale atje, siç bën në Shqipëri. Këtu kërcënohen edhe me vendet e punës, gjë që nuk ndodh jashtë.

 

Agron Shehaj: Mazhoranca ka ngritur struktura, ka shpërndara lista në diasporë. Nuk është çudi që PS, sapo të marrë vesh që ti je regjistruar, të merr në celular, mund të kërcënojë të afërmit e tu në Shqipëri. Vota e emigrantëve është e vështirë të parashikohet. Ne do bëjmë punën tonë. Jemi optimist. Iu bëj thirrje shqiptarëve në Itali, që në Brreshia do jemi më 2 shkurt.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb