Kryeministri Edi Rama ka deklaruar qeveria do të bëjë gjithçka për të përfshirë shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut në procesin e vendimmarrjes. Gjatë prezantimit të platformës “AMBASADA IME”, kreu i qeverisë ka deklaruar se deri më tani është bërë shumë për emigrantët, por mbetet ende shumë për bërë.

Ndërkohë, duke folur për rëndësinë e emigrantëve, Rama tha se pa SHBA dhe BE Shqipëria nuk do të ishte këtu ku është politikisht, por pa shqiptarët jashtë atdheut vendi nuk do të ishte gjallë ekonomikisht.

“Vota për emigrantët është një tjetër arsye e fortë për ne që qeverisim për të çuar përpara një proces reforme, që të përfshijë shqiptarët jashtë atdheut në procesin e vendimmarrjes. Pa SHBA dhe BE nuk do të ishim këtu ku jemi politikisht. Pa shqiptarët jashtë atdheut ne nuk do të ishim gjallë ekonomikisht. Na takon t’iu japim të drejtën të marrin dhe ata vendimet e tyre për përfaqësuesit e tyre në vend. çfarë është bërë në këto vite është shumë, por mbetet akoma shumë për të bërë. Edhe këtu nuk jemi vetëm. Çfarë mbetet për t’u është akoma shumë me atë që është bërë”, theksoi kreu i qeverisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: