Gazetari Ergys Gjencaj, në një lidhje live me News 24 tha se vota e rreth 250 mijë shqiptarëve nga diaspora pritet që të numërohet tek Parku Olimpik në Tiranë.
Pikërisht, për këtë pritet që në orën 12:00 të mblidhet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që do të marrë një vendim. Kujtojmë se interesi i diasporës për të votuar në këto zgjedhje ka qenë tepër i lartë.
Ergys Gjencaj: Në orën 12:00 pritet të mblidhet KQZ, për të përcaktuar vendin e numërimit të votave të shqiptarëve të diasporës. Projektvendimi parashikon që vendi ku do numërohen votat e diasporës do të jetë Parku Olimpik i Tiranës.
Kjo hapësirë përmbush të gjitha kriteret dhe ndaj është parashikuar që të zhvillohen tre procese: administrimi i fletëve të votimit nga diaspora, ruajtja e fletëve të votimit nga diaspora dhe më pas do të nis edhe procesi i vlerësimit, numërimit që vijnë nga jashtë atdheut. Rreth 250 mijë shqiptarë janë regjistruar për të votuar nga jashtë.
(Balkanweb)
