TIRANE– Deputeti i Partisë Demorkatike, Genc Pollo, njëherësh, kryetar i Komisionit të integrimit ka reaguar ka reaguar pas votës së Shqipërisë në OKB, pro rezolutës anti-Trump, që refuzon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Pollo shkruan se disa vende europiane abstenuan, ndërsa Shqipëria votoi pro.

Sipas deputetit demokrat për këtë çështje nuk ka pasur konsensues edhe brenda mazhorancës.

“Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Polonia, etj; abstenuan ndaj rezolutës anti SHBA, anti Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Pse Qevaria Rama duhej të votonte pro?! E para herë nga koha e PPSh që Tirana zyrtare pozicionohet kështu. Pa konsensus edhe brenda mazhorancës”, shkruan deputeti demokrat.
gag
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb