TIRANE- Pas votës që Shqipëria dha në OKB, pro rezolutës anti-Trump, që refuzon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj. Në një mesazh në faqen e tij të “Facebook” Demiraj se vota kundër SHBA, ishte votë kundër demokracisë dhe principeve të lirisë. Po ashtu ai tha se me votën ‘kundër’ u minuan aspiratat pro perëndimore të Shqipërisë.

“Vota kundër SHBA-se ishte një turp që përfaqëson vetëm mosmirenjohjen e qeverise me origjine neo-komuniste, ku shume zyrtare te saj dhe ish drejtues institucionesh si kryebashkiake”, tha Demiraj. Mes të tjerash ai shtoi se ky votim në një fare mënyrë është dhe dështim i misionit diplomatik amerikan në Tiranë.

MESAZHI I DEMIRAJT
Te nderuar miq!

Vota e sotme kunder SHBA-ve në OKB ishte vote kunder vlerave perendimore, te democracise dhe principeve te lirise.
Aspiratat pro perendimore te popullit Shqiptar u miniuan me një akt te tille aspak dinjitoz, mirënjohës ndaj mikut më te madh te kombit tonë, SHBA-ve.

Vete ekzistenca e Shtetit Shqiptar qëndron me Ameriken. Që nga viti 1920 ne kohen e Presidentit Ëillson, lufta për lirine e Kosoves, hyrja e Shqiperise në NATO dhe deri më sot shteti shqiptar ka marre me miliona dollare mbeshtetje për institucionet e mbrojtjes, sigurise dhe drejtesise nepermjet programeve IMET, USAID-it, milliona dollare mbeshtetjen për Ushtrine Shqiptare, ku SHBA-te kanë qene partneri strategjik jetik për vendin tonë.
Vota kunder SHBA-se ishte një turp që perfaqeson vetem mosmirenjohjen e qeverise me origjine neo-komuniste, ku shume zyrtare te saj dhe ish drejtues institucionesh si kryebashkiake, etj kane qene te perfshire ne trafikun e droges, por qe kurrsesi ky vendim nuk përfaqeson as vullnetin e Presidentit te Republikes, as interesin Kombetar per shqiptaret ne rajon, vecanerisht ne Kosove, FYROM, MAL te Zi dhe Serbi, por dhe mbeshtetjen pro amerikane te te gjithe popullit tonë.

Ky votim ne nje fare menyre eshte dhe deshtim i misionit diplomatik amerikan ne Tirane.
Pikerisht per te afirmuar kete lidhje historike, te rendesishme dhe strategjike per vendin tone, se bashku me koleget e shkelqyer te Forcave Speciale te ushtrise luftuam ne emer te kesaj aleance krah per krah me ushtaret amerikane, duke rrezikuar ne cdo moment jeten dhe me profesionalizmin me te larte permbushem cdo detyre luftarake.

God bless Albania and United States Of America. DD.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: