TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi në emër të grupit të PD-së mori fjalën i pari në foltoren e Kuvendit, aty ku sqaroi arsyet pse forca që ai përfaqëson kërkon votimin dhe numërimin elektronik. Zgjedhjet e Dibrës, që sipas tij, e bashkuan qeverinë me drogën ishin edhe një leksion për PD-së, e cila tani është e bindur se: “Nuk mund të ketë zgjedhje normale pa u garantuar votimi dhe numërimi elektronik”,- siç tha ai

“Një vit më parë kush e imagjinonte që vendi do mbillej me drogë, se do kthehej në Kolumbi, se mbi 80 oficerë do ishin në hetim më mbjellje dhe trafikim, se vetëm fara e kanabisit do kushtonte mbi 20 milionë euro, se trafikantët në krah të politikanëve do inauguronin komplekse me paratë e drogës, se do blinin vota që bashkiaku t’ju shkelte syrin teksa ata do trafikonin drogë dhe se paratë e drogës do bëheshin njësh me qeverinë snë zgjedhjet e Dibrës. Ato na treguan që duhet të gjenim zgjidhje”,- tha ai.

Sipas deputetit, “Dekriminalizimi mund të pastrojë këtë parlament, por nuk kemi garanci se banditët e lidhur me Ramën s’do jenë sërish në qeveri, jo vetë po me emrat e motrave dhe vëllezërve”.

RUCI-OPOZITES: KENI VETEM ALIBI!
Më një ton të ashpër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi nga foltorja e Kuvendit pohoi se opozita ka vetëm alibi, si për akuzat me trafikantë dhe për votimin elektronik. Ai tha se bilancet e kësaj qeverie do të dalin në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

“Ju vazhdoni të thoni janë 19 deputetë të inkriminuar. Thuajeni kush janë? Deri tek banditët dhe trafikantët, zotërinj para kemi ca njerëz që na dëgjojnë dhe ata kanë perceptimin e tyre, por mos të bëjmë garë as për trafikantë dhe banditë. Ata ju japim bilanc juve, në kuptimin e keq të flasë. Mos u mërzisni, bilancin do e merrni në zgjedhje. Aty do e shihni se cili është bilanci i kësaj qeveri dhe kësaj maxhorance. Keni javë që nxorët këto javë alibinë tuaj për votimin elektronik, thua se nuk keni qenë këtu apo në pushtet. Ne kërkuam që të pilotoni, dy vjet para zgjedhjeve dhe ju se realizuar. Kush ju pengoi? Atë që s’bëtë ju për dy vjet rresht, doni që edhe numërimin edhe të tjerat t’i bëni me votim elektronik. Kjo është alibi, Pse? Kodin e keni bërë vet si keni dashur dhe ne kemi dhënë konsensus. Për kodin elektoral ka pasur vullnet politik për të cilin është dakordësuar, por koha nuk pret. Për gjithçka mund të bëni fushatë elektorale, por për këtë çështje nuk bëhet fushatë. Nëse OSBE-ODHIR japin ‘OK’ e tyre që kjo bëhet, dhe nuk ka kundërshti për zgjedhjet, sigurisht bëhet dhe ne jemi dakord.”, tha Ruçi.
(ma.ar/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: