Kancelarja gjermane Merkel është shprehur se dëshiron që Greqia të “mbetet pjesë e historisë sonë” përpara zgjedhjeve që hedhin dyshime mbi të ardhmen e vendit në eurozonë.

Angela Merkel bëri thirrje për unitet në ditën e fundit të fushatës politike, kur edhe dy partitë kryesore, “Syriza” dhe “Demokracia e Re” do të mbajnë edhe mitingjet e tyre përmbyllëse.

Mundësia e një fitoreje të krahut të majtë, “Syriza”-s, në zgjedhjet e së dielës, ka ngjallur frikën se Greqia mund të shënojë daljen nga euro. Ndaj, Merkel, i bëri thirrje vendit të mbetet, pjesë e Eurozonës.

“Në zemër të parimeve tona qëndron solidariteti”, tha ajo gjatë një konference shtypi në Firence me kryeministrin italian Matteo Renzi.

(ar.sh/Balkaneb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: