TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas një postimit të Institutit për Studime Politike për rezultatin e votimit të 30 qershorit në Bashkinë e Elbasanit.

Në një postim në “Facebook”, Balla ofron rezultatin zyrtar të KQZ për Elbasanin, për të cilin ISP tha se është paradoksal. Ai e cilëson kreun e PD, Lulzim Basha ‘matematikan’, ndërsa prodhues lajmesh të rreme quan Neritan Sejaminin.

POSTIMI I BALLËS
“Matematikani” i shquar Lulezim Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore. Më të pa-aftin ndër prodhuesit e lajmeve të rreme ka “profesorin” këshilltar Sejamini.
Shikoni zbulimin e “profesorit” të Lulezimit dhe krahasojeni me dokumentin zyrtar. Ka të drejtë Saliu kur për të fshehur pa-aftësinë e Lulit tha se “Bashën e rrethojnë këshilltarë mizerabël dhe të paaftë”.

Balla
Balla

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb