Kandidati Republikan për garën presidenciale të nëntorit, Donald Trump në tubimin e mbajtur në qytetin e Atlantës në Xhorxha iu bëri thirrje qytetarëve të këtij shteti ti drejtohen sa më shpejt kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre politik.

Ish presidenti Amerikan u shpreh se vota ndaj republikanëve është mundësia që po iu jepet qytetarëve Amerikanë për t’i rikthyer dinjitetin dhe respektin e humbur vendit.

“Votimi i hershëm ka nisur në shtetin tuaj dhe unë kam marrë vesh se ka zhvillime tejet pozitive, ka një numër rekord votimesh. Në 21 ditët e ardhsme merrni këdo që njihni dhe dilni dhe votoni. Me fitoren e Republikanëve do të bëhemi kombi më I madh, më I forte, më I lire dhe më I siguurtë që bota ka parë ndonjëherë. 4 vite më parë të gjithë na rrespektonin, ndërsa tani ata po qeshin me ne. Ne duhet të fitojë!”

Në Xhorxha, një shtet që njihet si një shtet i lëkundur që mund të vendosë edhe fatin e këtyre zgjedhjeve presidenciale, qendrat e votimit u hapën mëngjesin e të martës, 21 ditë përpara 5 nëntorit. Qytetarët e këtij shteti kanë mundësinë të kryejnë atë që njihet si votim i parakohshëm për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Dita e parë e votimit të parakohshëm në këtë shtet Amerikan vendosi një rekord të ri pasi deri në orën 22:30 të mbrëmjes së të martës, autoritetet zgjedhore raportuan se kishin votuar mbi 328 mijë qytetarë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb