Deputeti socialist, Alket Hyseni, njëkohësisht monitorues i PS për Sarandën në zgjedhjet vendore, ka treguar si po ecën procesi zgjedhor.

Në një lidhje telefonike për News24, deputeti Hyseni është shprehur se njerëzit në jug po marrin masivisht pjesë në votime, duke shtuar se ka një pjesëmarrje mbi normalen dhe më të lartë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Sa i takon incidenteve të mundshme, ai është shprehur se nuk është regjistruar asnjë deri më tani, përveçse ka pasur sinjale se në Bashkinë e Delvinës punonjësit kanë tentuar të shantazhojnë pjesëmarrësit në votime.

Ka pasur incident?
Unë iu garantoj se nuk ka asnjë rast, ka pasur sinjale se punonjës të Bashkisë Delvinë ka tentuar të shantazhojnë pjesëmarrësit në votime. Kushdo është i lirë të ushtrojë të drejtën e votimit ose jo. Një pjesë e madhe e qytetarëve kanë zgjedhur ta ushtrojnë të drejtë e tyre për të zgjedhur dhe ftoj edhe të tjerët ta ushtrojnë këtë të drejtë kushtetuese.

Ku keni qenë ju sot?
Aktualisht ndodhem në Sarandë, isha dhe në Delvinë e Konispol, si dhe në Ksamil. Ka një fluks qytetarësh mbi normal, më shumë se më 2017. Qytetarët janë të interesuar. Në Sarandë dhe Finiq ka garë. Interesi më i madh është për këshillat bashkiakë.

Do doja që garë të kishte gjithandej, për të dalë në pah puna e secilit, por nuk ishte faji jonë që në disa bashki nuk ka kandidat alternativë. Në vijim numri do të jetë shumë më i lartë dhe do kemi pjesëmarrje të kënaqshme në jug.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb