INDI

Një ngjarje paksa e pazakontë ka ndodhur në Indi, ku një shtetas indian raportohet të ketë prerë  gishtin e tij tregues. Mendohet se shtetasi në fjalë ka ndërmarrë një veprim të tillë, pak pasi votoi për partinë politike të gabuar.  Videoja është bërë virale ndërkohë raportohet se Pawan Kumar votoi aksidentalisht për Partinë qeverisëse Bharatiya Janata (BJP).


Ai donte të votonte për një parti rajonale, por u hutua nga simbolet e shumta gjatë votimit.

Shtetasi në fjalë votoi të enjten (18 prill) në Bulandshahr, në shtetin verior të Uttar Pradesh. Ishte faza e dytë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme indiane.

“Doja të votoja për elefantin, por unë votova për lulen gabimisht”, thotë Kumar në video. Ai i referohet simboleve të partisë të shfaqura në makinerinë e votimit pranë emrit të secilit kandidat.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: