Edhe pse në proces divorci, Monika Kryemadhi gjithmonë e ka treguar mbështetjen e saj për Ilir Metën, aq më tepër tashmë që presidenti I Partisë së Lirisë kandidon në listat e hapura në qarkun e Tiranës.

Partia e Lirisë ka prezantuar sot kandidatët për zgjedhjet e 11 majit, ku Meta u bë pjesë e aktivitetit me një audio-mesazh frymëzues nga qelia.
Nga ana tjetër,. Kryemadhi ka ndarë në rrjetet sociale një foto të të birit, Besar Metaj, pikërisht nga ky aktivitete.

“Marrja e përgjegjësive është jo vetëm virtyt ,por edhe burrëri. Sot ti ke treguar edhe një herë që je rritur. Bravo Besar Metaj jam krenare për ty. Voto Ilir Metaj!”, shkruan deputetja e PL krah fotos, ndërkohë që nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme, pasi nuk është pjesë e ekipit që kandidon më 11 maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: