Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, njëkohësisht kandidate për deputete nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka zhvilluar sot takime me qytetarët në kryeqytet.
Çupi ka apeluar qytetarët që të votojnë PD-në për një të ardhme më të mirë dhe një Shqipëri normale dhe madhështore. Ajo theksoi se, siç ishte sot një ditë e bukur pranverore, po vjen edhe pranvera për Shqipërinë.
Çupi ka paraqitur programin e Partisë Demokratike, duke përfshirë si pika kryesore përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët. Ajo propozon rritjen e pensioneve dhe pagave, si dhe vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro në muaj për çdo qytetar që përballet me pamundësi ekonomike.
Takimet e Dhurata Çupit janë zhvilluar në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe Njësitë 1 e 9, të Tiranës, të cilat edhe janë zonat e saj elektorale.
Postimi i deputetes së PD Dhurata Çupi:
Në çdo rrugë të Tiranës. Sot ditë e mrekullueshme pranvere me qytetarët.
Programi i Partisë Demokratike për të gjitha moshat dhe interesat. Rininë, të punesuarit, bizneset, pensionistët.
Për mirëqeverisjen e Shqiptarëve.
Voto Partia Demokratike
Voto Dhurata Çupi Tyli
(BalkanWeb)