Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo, ka dhënën detaje në lidhje me atë që është diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë së PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Garo tha se fokus i takimit ishte diaspora, ndërsa ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për të votuar në platformën e hapur nga KQZ.

Garo shton se diaspora do të jetë një nga shtyllat që do të çojë PD drejt fitores më 11 maj.

Postimi i plotë:
Sot ne mbledhjen e Kryesise, Diaspora mbetet ne fokusin e Partise Demokratike.
Angazhimi i demokrateve mbeshtetes ne emigrim, te cilet zoterojne ID/ pasaporte shqiptare, dhe duan te votojne per te sjelle ndryshimin e shumepritur ne Shqiperi eshte Prioritet per ne!
I ftojme te gjithe te regjistrohen per te votuar ne:
diaspora.kqz.gov.al
Ne kemi se cfare do tu ofrojme qytetareve shqiptare! Programi yne do te kete ne fokus qytetaret dhe permiresimin e klimes ekonomike, e per pasoje edhe njerezit tane ne diaspore do te lehtesohen nga kushtet me te mira per afermit e tyre ne Shqiperi.
Diaspora do te jete nje nder shtyllat kryesore te Fitores se Partise Demokratike!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb