Për disa gjeorgjianë që mbështetën partinë në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ në zgjedhjet e diskutueshme parlamentare të së shtunës, aspirata për t’u drejtuar nga Perëndimi deri në anëtarësim në Bashkimin Evropian duhej të viheshin në balancë me realitetin e ashpër të nevojës për të ruajtur paqen me Rusinë.

Opozita dhe vëzhguesit e huaj i kishin cilësuar zgjedhjet si një pike kthese që mund të përcaktonte nëse Gjeorgjia do të ecte përpara në drejtim të Evropës, apo do të bënte një hap pas, duke anuar nga Rusia, mes luftës në Ukrainë.

Partia në pushtet, e cila shihet si besnike ndaj themeluesit të saj, miliarderit Bidzina Ivanishvili, thotë se dëshiron që një ditë Gjerogjia të anëtarësohet në BE, por se duhet shmangë gjithashtu përballjen me Rusinë e Presidentit Vladimir Putin, pasi kjo mund të çonte në shkatërrim të republikës së Kaukazit Jugor, njësoj siç ndodhi me Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: