* Policia: Në 2012 Vasiel Çavo shiste drogë tek lulishte “1 maji” dhe kompleksi “Dinamo”
* Ja 2 autorët e arrestuar për atentatin në Tiranë, Policia: Shkak konflikti me Gaçajn për trafikun e drogës

NGA SPARTAK KOKA

TIRANE- Zbardhet e shkuara kriminale e dy autorëve të arrestuar për vrasjen e dyfishtë në lulishte “1 Maji” përballë Ish-ekspozitës në kryeqytet. Gjykata e Tiranës e ka dënuar Vasiel Çavon dhe Sael Sulajn në vitin 2012 dhe 2015 për trafik lëndësh narkotike dhe për vjedhje më shumë se njëherë. Sael Sulaj u arrestua me datën 15 korrik 2014 si pjesë e një bande hajdutësh që vidhnin dyqane celularësh dhe qendra tregtare.

Gjatë operacionit të koduar “Thyerja” me Sael Sulajn u arrestuan dhe katër persona të tjerë. Ky shtetas ka pranuar më pas në gjykatë se ka kryer 8 vjedhje përgjatë vitit 2014. News 24 zbardh vendimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës me gjyqtar Kreshnik Omarin.

I akuzuar nga prokuroria për veprën penale të “vjedhjes më shumë se njëherë” e parashikuar nga neni 134/2, Gjykata e ka dënuar Sael Sulajn me datën 16 prill të  vitit 2015.

gjykata jep vendimin per vasjel dhe sael 3

Gjykata e ka dënuar me 1 vit e një muaj burg, për shkak se dënimin e kishte kryer me kohën e paraburgimit në Fushë-Krujë dhe nisur nga ky fakt Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij më 16 prill të këtij viti.

23-vjeçari Vasiel Çavo është dënuar në prill të vitit 2012 nga Gjykata e Tiranës  për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas vendimit të gjykatës, Vasiel Çavo ishte kapur me 21 gram kanabis sativa  pas informacionit që dispononte Zyra e luftës kundër drogës në Policinë e Tiranës se ky shtetas shiste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme kryesisht në zonën e Kompleksit Dinamo, lulishte “1 maji” dhe pranë ish-ekspozitës.

Treshja e gjyqtarëve me kërkesë të prokurorit të çështjes pezulloi dënimin me burg, lënien e lirë dhe zëvendësimin e burgut me mbajtjen e kontakteve me shërbimin e provës për vit e gjysmë.

vendimi-per-vasilin. 1jpg

ARRESTIMET

Dy ditë pas atentatit të ndodhur në kryeqytet, ku të vrarë mbetën dy të rinj, dhe u plagos një tjetër, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorëve. Në pranga janë vënë shtetasit Sael Sulaj dhe Vasjel Çavo, të dy të moshës 20-vjeçare. Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, tha se motivi i ngjarjes është konflikti i autorëve me drejtuesin e mjetit, 40-vjeçarin Elvis Gaçaj, për trafikun e lëndëve narkotike.

DEKLARATA E POLICISE
Pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Tiranë, dhe konkretisht nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda, Sektori KunderKrimit të Organizuar dhe Komisariati i Policise nr. 2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u be e mundur dokumentimi i plotëligjor, zbulimi i motiveve dhe mekanizmit, si dhe arrestimi i autoreve të dyshuar, të ngjarjes se ndodhur në afrësi te lulishtes 1 maji ne datë 1 Tetor 2015, ku mbetën të vrarë shtetasit:

Kevin Rugova, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, shtetasja Aurora Oskian 30 vjeç , lindur dhe banuese në Tiranë, si dhe u plagos shtetasi Elvis Gacaj, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit :

1-Sael Sulaj, 20 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
2-Vasiel Çavo, 23 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u gjeten dhe sekuestruan një automatik model 56, (arma e krimit), 23 copë gëzhoja model 56, 6 copë gëzhoja model 54, veshjet e autoreve që kanë përdorur gjatë kryerjes krimit, si dhe një sërë provash të tjera të fiksuara në vendin e ngjarjes.

Motivi i ngjarjes kaqë në konfikti i autoreve të dyshuar me të plagosurin Elvis Gaçaj, në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore është zbardhur igjithë mekanizmi i ngjarjes, nga kurezulton se rreth orës 19.40 të ditës se ngjarjes dy autorët e dyshuar të armatosur me automatic kallshnikov dhe pistolete TT pasi kanë pikasur automjetin e bmë të shtetasit Elvis Gaçaj të parkuar në brendësi të pallateve në afërsi të Lulishtes 1 maj, janë fshehur në brendësi të dy hyrjeve të pallatit në pritje të ekzekutuarve për veprën penale.

Pas disa minutash, kur në makinë kanë hyrë Elvis Gacaj dhe pasagjerët e tjerë , kanë qëlluar në drejtim të makinës, dhe më pas janë larguar nga dy drejtime të ndryshme drejt lumit të Lanës, ku edhe kanë hedhur dhe armët e krimit. Aktualisht vazhdon punanga forcat RENEA, për gjetjen e armës së dytë të krimit atë pistoletë.

Gjithashtu u arrestuadhe i plagosuri Elvis Gacaj, pasi gjatë kontrollit në banesën që përdorte si bazë për shpërndarje të lëndëve narkotike , u gjetën dhe u sekuestruan 5 gram lëndë narkotike e dyshuar si kokainë , dhe një peshore.

Të gjitha provat e grumbulluara dhe materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së rrethit Gjyësor Tiranë për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/10/Vendimi_Nr_825-Vasiel-Cavo-.pdf”]

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/10/Vendimi_Nr_1206-sael-sulaj-.pdf”]

(el.sp/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb