Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli sot vendimin për bandën e Cërrikut. Trupa gjykuese vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Meti Bozi, Roland Sota (Xhepexhiu) dhe Arjan Toska.
Sakaq, Apeli la ne fuqi vendimin e shkallës së parë për 9 të pandehurit e tjerë.
Banda e Cërrikut është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë.
(BalkanWeb)