Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin Shqiptar duke karakterizuar kushtet e motit ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.
Në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente, por në sasi të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në Qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb