Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatar. Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi 10 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.