Zv.trajneri i Teutës, Endri Vrapi, është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia në televizionin “News 24” ku u shpreh:

“Fati është pjesë e lojës. Nuk e kishim me Kamzën, e patëm tani. Duam s’duam do ta pranojmë dhe këtë. Dora e Osmanit na dha fitoren. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm për skuadrën. Zakonisht, gjatë gjithë kohës e përsëritim që e rëndësishme është të mbledhim pikët për Europën e më pas të mendojmë për gjëra të tjera. Gara është e hapur akoma por duhet të them që çdo ndeshje ka vështirësitë e veta.

Edhe pse ndodhemi aktualisht në vend të dytë dhe është garë deri në fund e hapur se mund të ndryshohen ende vendet. Ne mendojmë për momentin atë që kemi theksuar që në fillim, që e rëndësishme është që të marrim pjesë në Europë”, u shpreh Vrapi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb