TIRANË

Ky është një tjetër kënd i incidentit të frikshëm që ndodhi sot në Tiranë, kur një 32-vjeçar i identifikuar si Arben Mema hyri me makinë mes për mes sheshit “Skënderbej”, një zonë vetëm për kalimtarët, duke thyer barrierat dhe rrezikoi jetën e qytetarëve. Klodiani 22 vjeç, emigrant në Suedi është heroi i shumë njerëzve sot.

Ai shihet në këtë video duke vrapuar që nga larg, teksa makina vijonte të rrotullohej në shesh pa kontroll, dhe hyn me këmbë brenda makinës duke goditur dhe neutralizuar shoferin. Një lëvizje e paimagjinueshme që i shpëtoi jetën shumë njerëzve. Ndiqni pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa për “BalkanWeb”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: