TIRANE- Ish-pjestari i Forcave Speciale Greke, Efthymiou Efthymious, apo Themis Efthymio (emri që mban në profilin e tij në Facebook) nga Arta e Greqisë u arrestua për vrasjen e Devi Kasmit, pas dëshmisë së dhënë nga Mario Meshini se vrasësi ishte një person me mjekër të gjatë dhe trup të madh.

Siç shihet në profilin e tij në Facbook, greku që është larguar nga radhët e forcave speciale pasi u kap me drogë është një njeri i apasionuar pas gjuetisë, e shpeshherë shfaqet me pretë e tij në duar, si lepuaj apo derra të egër. Ai ka foto në vende të ndryshme frekuenton jetën e natës dhe sportet e vështira.
336577

336554

336553
Por ajo që të bie më shumë në sy janë flokët dhe mjekrra e gjatë me të cilën u identifikua edhe në Tiranë si dhe një tatuazh që mban në gjoks.

Është një shkrim në latinisht ku thuhet “umbram fugat veritas”, që ka të bëjë me betimin mbi trupin e Jezu Krishtit. E përkthyer thënia në trupin e specialit grek merr kuptimin: “E vërteta e largon errësirën” dhe bën pjesë në paragarafin e katërt të këtij betimi.

Efthymiou Efthymious u arrestua sëbashku me grupin e shqiptarëve, Elton Halipaj, Malvin Dinellari-siguroi infrastrukturën, Elton Hoxhallari, të cilët merrnin porosi për vrasje me pagesë sipas policisë, ndërsa në kërkim është shpallur Altin Aurel Hoxhallari, i cilësuar si organizatori i grupit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb