Deputeti demokrat Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale, ku sipas tij provohet se vrasësi i 14-vjeçarit Martin Cani nuk ishte i vetëm.
Sipas Nokës ky është një implikim në krim i autoriteteve, të cilat sipas tij janë përfshirë në prishjen e provave të vrasjes së adoleshentit.
Në dokumentin e publikuar nga Noka shfaqet edhe një tjetër emër krahas atij të Mario Përlleshit.
Reagimi i Nokës:
Ja prova!
Ja prova e dokumentuar që vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm.
Kupola e Policisë së Shtetit fsheh krime aty ku të përfshirë janë patronazhistët e Ramës dhe familjarë e fijet e narkoshtetit. Kupola blu është de facto një bandë me uniformë. Policë që vrasin, policë që dekonspirojnë, që fshehin e mbulojnë llumin me pushtet.
Rasti i implikimit në krim nga ana e kupolës së policisë u përsërit. Njëlloj si pak vite më parë kur ish Drejtori i Përgjithshëm Ard Veliu dhe policia u përfshinë në prishjen e provave të vrasjes së Klodian Rashës, edhe tani Drejtori i Përgjithshëm Proda dhe ai i Qarkut Tiranë, Elton Alushi, u përfshinë në prishjen e provave te vrasjes së djaloshit Martin Cani dhe në fshehjen e bashkëpunëtorit në vrasje.