TIRANË-Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj është dërguar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën masa të rrepta sigurie.

Seanca gjyqësore e “Bandës së Tritoli” është shtyrë për në datën 4 dhjetor. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti se Genis Mëhillaj nuk ishte njoftuar për të marrë pjesë në seancë. Në sallën e gjyqit nuk ka qenë i pranishëm as biznesmeni Ilir Karçini. Sinanaj nuk ka qëndruar në kafazin e hekurt por i larguar nga të dyshuarit e tjerë. Në kafazin hekurt kanë qëndruar Marion Mitro dhe Andon Mëhillaj kanë qëndruar në kafazin e hekurt. I penduari Ndriçim Gjokona ka mbërritur me vonese në gjykatë dhe u vendos në krah të Julian Sinanaj.

Gjykata ka kryer vetëm ritualin duke marrë vetëm gjeneralitetet e të pandehurve dhe më pas seanca është mbyllur.Sinanaj, në statusin e dëshmitarit të penduar ka rrëfyer për prokurorinë serinë e vrasjeve të kryera gjatë një periudhe kohore, ku në shenjtëstër ishin biznesmenë.

Julian Sinanaj, i cilësuar si vrasës me pagesë dhe “truri” i të ashtuquajturës “Banda e Tritolit”, duket se i ka shpëtuar përfundimisht dënimit me burgim të përjetshëm. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se zyrtarisht Sinanaj është me status të bashkëpunëtorit të drejtësisë, çka lehtëson pozitën e tij përballë gjy-katës. Ndonëse mbi supe i rëndojnë akuza të rënda, si akte terroriste, krijim të grupit të strukturuar kriminale, vrasje me pagesë, etj., dhe për këto akuza ai rrezikon dënimin maksimal të parashikuar nga Kodi Penal, Sinanaj, do t’ia hedhë lehtë, pasi sido që të jetë verdikti i Gjykatës së Krimeve të rënda, sërish i riu vlonjat nuk do të mbyllet përjetësisht në qeli.
“Julian Sinanaj është një i pandehur që ka njëkohësisht dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi deklarimet e tij janë konsideruar të vlefshme për të zbardhur disa krime të rënda”, tha një burim i prokurorisë. Ndo-nëse nuk dha detaje, i njëjti burim konfirmoi se “kontrata” e prokurorisë e lidhur me Sinanajn parashikon qartë lehtësitë që përfiton i akuzuari për krime të rënda, që nga vrasjet e deri me ekzekutimet me eksploziv të biznesmenëve të njohur në vend. Por, Julian Sinanaj, rrëfimi i të cilit ishte shokues edhe për vetë prokurorët, nuk është i vetmi nga “banda e tritolit”, që do t’i mbyllë me dënim të ulët hesapet me drejtësinë. Ndriçim Gjokona mban statusin e të penduarit dhe sikurse është vepruar dhe me të tjerë të “penduar” të bandave kriminale, edhe ky i fundit do të marrë një dënim te lehtë. Duket se më të rënduarit përballë ligji, do të jenë kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj, të cilët Julian Sinanaj i ka identifikuar si sekserë të tij. Në dëshminë e tij, vrasësi me pagesë ka pohuar se Andoni dhe Genisi i gjenin “klientët” prej të cilëve merrte porosi për të vrarë. Dje Andon Mëhillaj është përballur me prokurorët Ardian Nezha e Behar Dibra, të cilët i kanë komunikuar zyrtarisht akuzat.

“Sot (dje) ne jemi thirrur në prokurori ku na janë komunikuar akuzat dhe jemi njohur me aktet e prokurorisë. I mbrojturi prej meje, Andon Mëhillaj, nuk i pranon akuzat e prokurorisë. Ne do të provojmë para gjykatës pretendimet tona”, tha avokat Edmond Demaj, i kontaktuar nga “GSH”. Prokuroria është në fazën përfundimtare të hetimeve ndaj shtatë të akuzuarve, mes të cilëve dhe biznesmeni Ilir Karcini dhe do t’i dorëzojë brenda pak ditësh dosjen gjykatës së Krimeve të Rënda.

AKUZAT PER JULIAN SINANAJN
1. Vrasja e Sokol Veizit, më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës.
2. Vrasja e Agron Çelës, në datë 20 gusht 2013 në Vlorë.
3. Vendosje e lëndës plasëse në banesën e Ardian Kollozit, më datë 1 qershor 2013 në Vlorë.
4. Vendosje e lëndës plasëse në automjetin e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, në datë 13 dhjetor 2013 në Tiranë.
5. Vendosje e lëndës eksplozive në motoçikletën e shtetasit E.B. në rrugën Transballkanike në Vlorë më datë 24 tetor 2013.
6. Vendosje e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasin E.B. në Vlorë në datë 31 gusht 2013.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: