BRITANI E MADHE

Një shqiptar 43 vjeç i quajtur Hektor Mahmutaj, i dënuar me 25 vjet burg në Britani për vrasjen e një fermeri në Shqipëri, ka habitur autoritetet britanike me gjestin e tij.

Mahmutaj ka marrë leje nga autoritetet britanike të burgut, por nuk është kthyer më në qeli. Autoritetet e shtetit në Britaninë e Madhe kanë mbetur të habitur me faktin se shqiptari nuk u kthye më në burg, shkruan “Express.com.uk”.

Hektor Mahmutaj, 43 vjeç, ka hyrë në Britaninë e Madhe i fshehur në një kamion, ndërkohë që në Shqipëri ka një dënim në mungesë për vrasje. Në tetor të vitit të kaluar, gjykatësi Tan Ikram vendosi që ai të ekstradohej në Shqipëri. E pavarësisht se Mahmutaj kishte një sërë dënimesh në ishull, përfshi për zotërim armësh zjarri, ai u lirua me kusht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke qenë një shtetas jo i Bashkimit Europian, ai iu referua një tjetër gjykatësi për vendimin final. Sajid Javid la në fuqi vendimin në fund të vitit të kaluar, duke i hapur rrugë kështu ekstradimit.

Por, tabloidët britanikë raportojnë tashmë se Mahmutaj ka shkelur lirinë me kusht dhe është arratisur. Vendndodhja e tij nuk dihet. I dënuari për vrasje mohon akuzat, por ndërkohë nëse ekstradohet në Shqipëri do të rigjykohet për shkak se gjyqi i tij fillestar është kryer në mungesë.

Ndërkohë, një deputet konservator, Philip Davies reasgoi, duke thënë se sistemi juridik në Brotani ka probleme. Hektor Mahmutaj është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Gentjan Jahaj, në korrik të vitit 1997.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb