Altin Hazizaj e konsideroi një ngjarje të paralajmëruar vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij.

Në emisionin Open në News24, Hazizaj tha se jetojmë në një qytet si Tirana, që ka qenë e projektuar për 250 mijë banorë, ndërsa në letra janë mbi 800 mijë banorë.

“Në sistemin komunist në të 10 lagjet që ka pasur Tirana, kishte shtëpi të rinisë, ku gjenin hapësira për të gjitha mundësitë. Sot në këtë Tiranën tonë që është shumë herë më e pasur, ne shikojmë që jo vetëm Qeveria, por askush nuk investon te të rinjtë dhe të rejat.

Jetojmë në një mjedis që nuk i ushqen të rinjtë as të nxisin talentin. Ka vite të tëra, në mos 20, por të paktën 10 vjet, që themi se sistemi ynë i mbrojtjes së fëmijëve nuk trajtojn sjelljen anti-social të fëmijëve”, tha Hazizaj.

Ai u shpreh se është e pamundur që një fëmijë që shkon në moshën 14 vjeçare dhe të mos ketë shfaqur shenja të sjelljes së tij anti-sociale.

“Sistemi ynë nuk është i aftë për ndërhyrje të hershme. Personaliteti i fëmijës formohet në moshën 3-4 vjeç dhe  nëse do të kishim një sistem të aftë, do të evidentohen problemet”, tha Hazizaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: