Gerti Janaqi nga Ministria e Arsimit, në rubrikën “Opinion” në News24, duke folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë, ku një nxënës 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar, tha se do të ketë hetime administrative lidhur me atë që ka ndodhur.

Janaqi tha se Ministria e Arsimit ka ngritur një grup pune pas ngjarjes së rëndë, ndërsa u shpreh se pa u kryer një hetim i plotë nuk mund të nxirren përgjegjësitë administrative mbi atë që ka ndodhur.

“Duhet të ketë më shumë ndërgjegjësim, pavarësisht se ngjarja ndodhi jashtë shkollës.

Bullizmi online është shkak i konflikteve. Shkolla nuk është vetëm një vend që fëmija shkon të bëjë vetëm mësim. Ministria e Arsimit ka ngritur një grup pune për të hetuar administrativisht. Ne kemi informacione paraprake, por pa u kryer një hetim se si janë kryer detyrat nga aktorët brenda shkollës nuk mund të flasim”, tha Janaqi.

Ai u shpreh se pa përfunduar hetimi administrativ, pasi hetimin tjetër e kryen policia apo institucionet ligjzbatuese, ne nuk mund të dalim në konkluzione.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb