Në rubrikën Opinion ishte e ftuar kryeredaktorja e News 24, Anila Jole, e cila foli për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Jole shprehet se mësuesit i kanë thënë se bullizohen. Sipas saj, prindërit duhet që të bashkëpunojnë kur ka një problem me fëmijën e tyre. Jole theksoi se prindërit duhet të mos mbulojnë gabimet e fëmijëve të tyre, pasi në këtë mënyrë gabimi i vogël sot mund të kthehet në një problem më të madh në të ardhmen.

Anila Jole: Për mendimin tim gjithçka nis dhe mbaron tek familja. Kam pyetur mësuesit për situatën në shkolla. Mësueset thanë se jemi kthyer në qenie për të ardhur keq, mësueset tronditen nga bullizmi i nxënësve ndaj tyre. Mësuesit thanë se nuk ka bashkëpunim mes mësuesve dhe prindërve. Fëmijët që kanë probleme me sjelljen sjellin prindërit, që thonë nga ana e tyre “mos më prek fëmijën”.

Komisioni i Etikës më shumë ndëshkon mësuesit. Kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, mësuesit kanë qenë duke bërë mbledhje. Nëse do isha drejtoresha ose do kërkoja falje ose do jepja dorëheqje. Për çfarë do drejtojë tani? Do drejtojë për të bërë zbukurime për Vitin e Ri. Shkolla ka faqe paralale Facebook-u ku bullizohen mësuesit. Gjithçka nis nga familja. Janë fëmijët në kopësht, prindërit iu thonë që nëse të bie dikush, bjeri dhe ti. Këto mesazhe dhe dhuna e përditshme ndikon së tepërmi. Edhe rrjetet sociale duhet të mbyllen për fëmijët. Prindërit duhet të mos mbulojnë gabimet e fëmijëve të tyre, por përkundrazi ta pranojnë një gabim, sepse gabimi i vogël sot bëhet gabim i rëndë në të ardhmen.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb