Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në takimin me shqiptarët në Londër, foli edhe në lidhje me ndarjen nga jeta të 14-vjeçarit Martin Cani.

Ai u shpreh se ngjarja e rëndë u përdor në luftën e opozitës për pushtet, ndërsa shtoi se askush nuk u fokusua në reflektim, por pa u varrosur ende kufoma e vogëlushit, nisën “vallen e luftës për pushtet dhe interesa politike”.

“Një fëmijë vritet tragjikisht nga një bashkëmoshatar, por në vend të ketë reflektim, siç ndodh në Amerikë kur plumbat e armëve prodhojnë masakra, në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujërave të zeza të medias dhe politikës dhe askush nuk pyet për dhimbjen e familjes së viktimës dhe nevojës së komunitetit për të kuptuar rolin e gjithsecilit.

Por kush të mundet përpiqet të tërheqë opinionin në kanale duke kërkuar ndasi e duke tjerrë me ditë e net lloj-lloj teorish e marifetesh, e deri protestash kundër qeverisë duke kthyer viktimën në mish për top të interesave politikë. Pa u varrosur kufoma dolën djajtë dhe nisën vallen u luftës për pushtet duke shkelur mbi trupin e të ndjerit e duke shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb