Policia ka konfirmuar për News24 se autori i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, me inicialet M P ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Sipas policisë të miturit i është komunikuar vetëm masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit dhe nuk është marrë në pyetje pasi duhet të dalë nga spitali. Sipas policisë ka rregulla të posaçme për pyetjen e të miturit dhe dëshmia nuk mund të merret në spital.

14-vjeçari ndodhet ende në spital pasi ka dëmtuar më thikën e tij ligamentet e dorës gjatë konfliktit. Sipas policisë të miturit i janë marrë disa të dhëna në moment të parë pas ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, që lejohet nga kodi procedurës.

Por sipas policisë ato nuk mund të përdoren, janë vetëm orientuese në zbardhjen paraprake të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb